Pema e jetës

Pema e jetes, paraqitet realiteti i sotem dhe nje jete shume e bukur. Jetesa imagjinare ne bukurite planetore. Qytete, rruge,shtepi, simbole te ndryshme te tregojne se jetesa imagjinare ne planete eshte me e bukur se kjo qe jetojme nisur edhe nga kendveshtrimi personal. Ndonjehere lodhemi nga zhurma,nga njerezit,nga ambjenti,nga jetesa,nga projekte te ndryshme PERSE? Kjo pyetje ndonjehere nuk merr pergjigje,lodhemi per te kerkuar pergjigjen.Kete pergjigje e solla ne menyren me te bukur duke shprehur me ane te penelave dhe abstraksionit.

U nisa nga nje moment,me pas nga nje ndodhi,arrita ne nje ngjarje dhe kalova duke ndertuar “PEMEN E JETES”. Shume bukuri, shume ngjyra,shume detaje,shume pikenisje emocionale,shume identitete,shume profile do te shihni bashkuar ne ngjyrat e ngrohta e te ftohta te dy jetesave te kunderta.Ndonjehere nuk gjej fjale per te shprehur ndjenjat.Peneli shoku im me i ngushte sebashku me qetesine e bardhesise se telajos na tregojne se egziston nje bukuri ,e bukura ne art,ngjyrat,ngjyrat e jetes,clirim emocional,clirim ndjenjash.

Nuk ka me bukur kur ti ke ne dore gjithcka ,nuk ka me bukur kur ke mundesi te shprehesh gjith idene tende,pemen e jetes perms ngjyrash. Sa bukur te jesh artist,sa bukur e gjith puna mori krahe ,sa bukur kur shprehesh permes artit. E gjith bota rrotull dores tende Sa bukur kur e ke gjithcka perpara sysh! Ja pra…”PEMA E JETES”.

 

Fjora Vreshtazi

Share:

More Posts

Send Us A Message

Shopping Cart