BIOGRAFIA

Fjora Vreshtazi

Konkurset:

1- "Respekti dhe diversiteti në Art" Më 21 janar 2010 - Çmimi i Parë
2- “Shqipëria është kulturë” Maj 2010- Çertifikatë Mirënjohje
3-"Artful BIOdiversity- a playful Encounter with Nature" Më datë 21 Tetor 2014- Certifikatë Pjesëmarrje
4-"Pikturë në RSU" 14 maj 2015- Çmimi i tretë
Fjora Vreshtazi
Founder
Mediat Sociale
Biography
Fjora Vreshtazi ka lindur më 19 tetor 1992, në qytetin e Vlorës. Pasi kreu mësimet e para në shkollën fillore “Musa Cakerri” në Vlorë, kuptoi se kishte vullnet dhe talent për pikturën.

Shpesh kur ishte e vogël merrte lapsa me ngjyra dhe fillonte të vizatonte. Më pas konkurroi në shkollën artistike “Naim Frashëri” për pikturë. Gjatë këtyre viteve të liceut artistik, Fjora mori njohuritë bazë në pikturë. Në Janar 2010, Ambasada Amerikane e drejtuar nga John L. Wisher, së bashku me të gjitha shkollat e artit në Shqipëri, organizoi një konkurs me temë: “Shumëllojshmëria dhe diversiteti në Art”. Në këtë konkurs më 21 janar 2010, Fjora fiton çmimin e parë në Shqipëri. Fjora ka përfunduar Universitetin e Arteve të Bukura në Tiranë për 5 vjet në ciklin Bachelor dhe Master. Sot ajo jeton dhe punon në Angli.

Na ndiqni

Shopping Cart